Team

Outdoor Leadership Bootcamp 20-22 DEC 2019

Outdoor Leadership Bootcamp eshte nje program i pazakonte trajnimi per lidershipin. I organizuar ne 3 dite (2 nete) grupi sfidohet te drejtoje ne kushte te pazakonta, aty ku lideri vihet ne sprova te verteta. I bere i gjithi outdoor, programi sfidon cdo gje qe ne kemi menduar deri sot per lidershipin.

Aktivitetet:

  • E vecanta e programit jane aktivitetet. Cdo dite e fillojme me yoga dhe meditim hardcore, dhe e mbyllim me reflektim dhe meditim rreth zjarrit.
  • Diten e pare nisemi ne oren 1800 nga Tirana dhe ndalojme ne hotel diku ne fshat afer Elbasanit. Hame darken dhe pastaj bejme 1.5 ore survival training ne sallen e hotelit ne menyre qe te pergatitemi per ditet ne vijim.
  • Te nesermen ngrihemi ne 0500 dhe nisemi per Parkun e Shebenikut. Aty kemi nje hiking 3 ore. Gjate ecjes kemi archery, kalim lumi, ecje ne debore, orientim me busull dhe harte, trajtim ndihmes se shpejte, dhe filtrim i ujit te shiut dhe bores per uje te pijshem.
  • Ne darke ngreme kampin dhe gatuajme me mjetet rrethanore. Gjate kesaj dite, ushqimet nga pjesemarresit duhet te meritohen. E kemi organizuar si treasure hunting me disa check point gjate ecjes. Duke ndjekur harten, ju gjeni check points, dhe ne keto check points jane fshehur ushqimet. Keto i gatuajme ne darke te gjithe ne grup ne kamp.
  • Diten e trete nisemi ne 0500 per ne Prespe. Aty marrim kayaket dhe lundrojme per ne Ishullin e Mali Gradit. Ne ishull vizitojme manastiret, dhe aty mesojme per mbrojtjen ndaj kafsheve te egra dhe gjarperinjve, dhe per ngrenien e bimeve te egra. Ne fund te dites marrim prap kayaket dhe kthehemi ne Prespe. E me pas ne Belsh per nje dreke dhe seance degustimi ne darke, dhe kthim ne Tirane.

Cmimi dhe Detaje te Tjera

  • Per te tre ditet, me cdo gje te perfshire tarifa e pjesemarrjes eshte 199EUR per person. Ketu futen transport, hotel 1 nate (sepse 1 nate fleme kamping me cadra super cilesore), ushqime per te dyja ditet, pije, pajisjet, trajneret, aktivitetet.
  • Veshjet jane veshje tipike hiking, qe e i quajme layered clothing. Pra jo bluze me menge te shkurtra dhe pastaj xhup direkt. Por kanatjere, bluze, pulover, soft shell, e pastaj xhup. Ne menyre qe te heqim apo shtojme sipas temperatures dhe ecjes.
  • Kepucet duhet te jene te mira, hiking, jo atlete sporti te thjeshta. Per te gjitha gjerat e tjera pastaj i kemi ne.

Programi eshte ndertuar edhe per argetim por mbi te gjitha per trajnim, sfidim te vetes, dhe kalitje. Per shembull, gjatë dy ditëve në Outdoor Leadership Bootcamp do të bëjmë hark dhe shigjetari në pyll. Trajnerët kane fshehur në pyll shënjestra. Nëpërmjet leximit të hartës gjenden shënjestrat dhe kapen me shigjetë. Në kapje të suksesshme, pjesëmarrësit i marrin në shtëpi objektet që gjejnë. Ekipet me më shumë sukses fitojnë të drejtën të udhëheqin grupin në aktivitetin e rradhës: kayak nga Prespa në Ishullin e Mali Gradit.

Nese do te marresh pjese mund te na kontaktosh ne email tek [email protected] ose ne telefon tek 0694030735.

Shihemi ne pyll 🙂

Mr. Besart Cani

With an eye on details, Besart is our talented photographer.

Ms. Ina Xhakolli

Logistics management is central to our work. Ina takes care of that.

Mr. Jonel Kristo

With an MBA and a degree in Economics, Jonel leads our team.

Ms. Denata Toçe

Exp. in behavioral analysis, Denata brings human-centered solutions.

Mr. Theodhori Karaj, PhD

Professor Karaj is our lead content designer and 2nd Lead Trainer.